Ndërlidhjet

Mijëra qytetarë protestojnë në Liban


Bejrut, 7 gusht, 2020.
Bejrut, 7 gusht, 2020.

Mijëra qytetarë në Liban, të zemëruar me liderët politikë, kanë dalë në rrugët e këtij shteti për të protestuar – vetëm katër ditë, pasi një shpërthim i fuqishëm la të vdekur të paktën 154 persona në Bejrut.

Disa protestues u përleshën me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj tyre, raporton BBC.

Shpërthimi në Bejrut më 4 gusht dyshohet të ketë ndodhur pas shpërthimit të amonit të nitratit, që ishte ruajtur në një hangar në portin e Bejrutit.

Qeveria është zotuar se përgjegjësit për këtë shpërthim do të dalin para drejtësisë.

Por, në Liban ka shumë mosbesim ndaj autoritetet dhe që prej tetorit të vitit të kaluar, në këtë shtet janë mbajtur protesta anti-qeveritare për shkak të krizës ekonomike.

Qytetarët në Bejrut do të marshojnë sot edhe në zonën e shkatërruar nga shpërthimi në pjesën ku ndodhet porti i qytetit.

Përveç për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, protestuesit thanë se kjo protestë po ashtu është thirrur për të përkujtuar viktimat dhe mbi 5 mijë të plagosurit nga shpërthimi.

Shpërthimi në Bejrut vlerësohet se ka lënë pa shtëpi mbi 30 mijë qytetarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG