Ndërlidhjet

Protestuesit anti-qeveritar në Bullgari bllokojnë rrugët në Sofje


Protestat në Bullgari, gusht 2020.
Protestat në Bullgari, gusht 2020.

Protestuesit anti-qeveritar në Bullgari kanë rivendosur bllokadat në rrugët e kryeqytetit, Sofje në orët e hershme të së shtunës.

Këto pengesa ishin hequr nga policia vetëm një ditë më parë.

Rreth 5 mijë protestues protestuan në kryeqyteti bullgar më 7 gusht. Kjo ishte nata e 30 me radhë që protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Boyko Borisov, për shkak të akuzave për korrupsion.

Protestuesit kanë bllokuar tri rrugë kryesore në Sofja që prej 29 korrikut dhe më 1 gusht mbajtën një protestë, që u konsiderua më e madhja në këto vitet e fundit.

Bllokadat e vendosura në rrugë nga protestuesit po pengojnë qarkullimin e trafikut.

Policia – që i hoqi këto pengesa më 7 gusht – i paralajmëroi protestuesit se më nuk do të tolerojë që ata të bëjnë një gjë të tillë.

Protestuesit gjatë natës ndërmjet 7 dhe 8 gushtit vendosën edhe tenda në tri rrugët kryesore, rreth së cilave vendosën kotenierë të mëdhenjë të mbeturinave dhe ulëse të parqeve.

Protestuesit akuzojnë qeverinë dhe kryeprokurorin e shtetit për proteksionizmit dhe varësinë nga oligarkët.

Më 5 gusht, kryeministri Borisov ka sugjeruar se ai mund të tërhiqet nga ky post dhe qeveria e tij të vazhdojë të jetë në pushtet deri në fund të mandatit – që përfundon në mars të vitit 2021. Por, vetëm një ditë më pas, partnerët e koalicionit vendosën që Borisov të qëndrojë në postin e kryeministrit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG