Ndërlidhjet

Katërmbëdhjetë pacientë me COVID-19 të vendosur në respiratorë


Klinika Infektive e QKUK-së.
Klinika Infektive e QKUK-së.

Shërbimi Spitalor dhe Klnik Universitar i Kosovës thotë se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 432 persona të konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Sipas këtyre të dhënave, krahasuar me një ditë më parë, katër pacientë më shumë janë të shtrirë në spitale e klinika, ku po trajtohen për koronavirus.

Sipas njoftimit, 237 pacientë janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 195 në spitalet rajonale.

Prej tyre, 14 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë të vendosur në respiratorë. Ndërkaq, 35 pacientë po trajtohen me makinën për frymëmarrje me maskë, të njohur me shkurtesën CPAP, ndërkaq 389 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Që prej 13 marsit deri më 5 gusht, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova ka regjistruar 9,492 raste me koronavirus. Prej tyre, 284 pacientë kanë vdekur dhe 5,346 të tjerë janë shëruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG