Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të martën për shkarkim të bordeve të përkohshme të drejtorëve në katër ndërmarrje publike të Kosovës, përkatësisht në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në Ibër-Lepenc, në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK) dhe “Hidroregjioni Jugor”.
Në një komunikatë dërguar mediave, qeveria ka bërë të ditur se ka zëvendësuar të gjithë pjesëtarët e këtyre bordeve me emra të rinj.
Qeveria e kaluar, e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti pati shkarkuar shumicën e bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë, me arsyetimin se në to ka identifikuar një varg keqpërdorimesh përfshirë, humbje financiare milionëshe, kontrata të pafavorshme, problem më likuiditet, mbipunësime, nepotizëm, dyfishim të pozitave, apo edhe emërime e gradime të parregullta.
Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është kritikuar vazhdimisht nga shoqëria civile, dhe ambasadat e vendeve përendimore në Kosovë.