Ndërlidhjet

Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus


Italia gjatë pandemisë.
Italia gjatë pandemisë.

Rezultatet e testeve të antitrupave në Itali treguan se 1.48 milion njerëz, ose 2.5% e popullsisë, kanë pasur koronavirus.

Vlerësimi është gjashtë herë më i madh se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, raporton BBC.

Në testime morën pjesë rreth 65,000 italianë, si pjesë e një fushate për të vlerësuar shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë theksuan se testet nuk kishin për qëllim të përcaktonin nëse italianët që posedojnë antitrupa, tashmë janë të sigurtë nga koronavirusi.

Italia ka rreth 60 milionë banorë.

Video nga arkivi:

Testet e antitrupave synojnë të tregojnë një pamje më të gjerë të pandemisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:57 0:00

Ky vend konsiderohet si njëri nga më të goditurit në botë nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më 3 gusht, në këtë vend janë infektuar me koronavirus 248,229 persona, ndërsa 35,166 kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG