Ndërlidhjet

Irani arreston liderin e një grupi opozitar


Jamshid Sharmahd.
Jamshid Sharmahd.

Autoritetet në Iran thanë se kanë arrestuar liderin e një grupi opozitar, me bazë në SHBA, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm ndaj një xhamie më 2008 në Shiraz, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Ministria e Inteligjencës tha sot se ka arrestuar Jamshid Sharmahd, lider i grupit me bazë në Kaliforni të quajtur Asambleja e Mbretërisë së Iranit.

Sharmahd akuzohet nga Irani se udhëheqë krahun ushtarak të këtij grupi, të quajtur Tondar.

Zyrtarët thanë se grupi dyshohet se ka planifikuar edhe sulme të tjera, por nuk dhanë më shumë detaje.

Televizoni shtetëror iranian nuk ka specifikuar se ku dhe kur Sharmahd është arrestuar.

Asambleja e Mbretërisë së Iranit është një grup monarkist, që synon rrëzimin e qeverisë islamiste të Iranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG