Ndërlidhjet

Mustafa njofton se është shëruar nga COVID-19


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19 – sëmundja që e shkakton koronavirusi – pasi ka dalë negativ në testet e kryera.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka falënderuar doktorët që e kanë udhëzuar gjatë kësaj kohe, duke shtuar se “mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë”.

“COVID-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore. Uroj që ata që janë prekur me COVID-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Më 10 korrik, Isa Mustafa kishte njoftuar se ishte infektuar me koronavirus. Edhe figura të tjera politike në Kosovë janë të infektuar me koronavirus, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 8,330 raste me koronavirus. Prej tyre, 226 kanë vdekur dhe 4,578 janë shëruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG