Ndërlidhjet

Të rinjtë e infektuar me koronavirus "mund të kenë nxitur shpërthimet e reja në Evropë"


Ilustrim.
Ilustrim.

Drejtori rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge, ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve te moshat e reja, mund të ketë ndikuar në shpërthimet e fundit të koronavirusit në këtë kontinent.

Ai ka thënë për BBC-në se autoritetet duhet të komunikojnë më mirë me pjesëtarët e rinj të shoqërisë.

“Një numër në rritje shtetesh janë duke u përballur me shpërthime të lokalizuara dhe raste të reja. Çfarë ne dimë është se kjo është pasojë e ndryshimit të sjelljes shoqërore”, ka thënë ai.

“Ne jemi duke pranuar raporte nga disa autoritete shëndetësore të rritjes së numrit të të infektuarve në mesin e të rinjve. Prandaj për mua, kjo është thirrje e mjaftueshme për të rimenduar sesi po i përfshijmë të rinjtë”.

Kluge ka thënë se si baba i dy vajzave e kupton se të rinjtë “nuk duan t’iu ikë vera”.

Mirëpo ai ka shtuar: Ata kanë përgjegjësi ndaj vetes, prindërve të tyre, gjyshërve dhe komunitetit, dhe ne e dimë tani si të aplikojmë sjellje të mira për shëndetin, andaj le të përfitojmë nga kjo njohuri”.

Gjermania dhe Spanja janë dy prej shteteve evropiane që së fundmi janë përballur me rritje të numrit të personave të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG