Ndërlidhjet

Mbi 400 pacientë me koronavirus, të shtrirë në QKUK dhe spitale


Klinika Emergjente në Prishtinë
Klinika Emergjente në Prishtinë

Mbi 400 pacientë, të infektuar me koronavirus, janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se, në total, numri i të hospitalizuarve është 608, por prej tyre 414 pacientë janë të infektuar me koronavirus.

Njëzetekatër nga ta janë vënë në respiratorë, ndërsa 23 në makinat e frymëmarrjes, të njohura si CPAP.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Kryeministri Avdullah Hoti tha të martën se, në rast nevoje, do të përdoret edhe spitali i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kosova, të hënën, ka shënuar rekord të rasteve të reja ditore me koronavirus: 276.

Të martën, numri i përgjithshëm i tyre është rritur edhe për 239, përkatësisht në 7,652.

Prej tyre, gjithsej 192 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 4,129 janë shëruar.

Lexoni edhe këtë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG