Ndërlidhjet

Hyseni: SHBA, me Kosovën gjatë gjithë procesit të dialogut


Skender Hyseni
Skender Hyseni

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, tha se, krahas Bashkimit Evropian, roli i Shteteve të Bashkuara në procesin e këtyre bisedimeve “është i pazëvendësueshëm”.

Hyseni tha se i bëri këto komente në një takim që zhvilloi të premten në Bruksel me ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.

“Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, shkroi Hyseni në Facebook.

Të enjten, Hyseni mori pjesë në një takim në nivel ekspertësh me përfaqësuesit e Serbisë, ku u tha se është diskutuar për çështjen e të pagjeturve dhe bashkëpunimin ekonomik.

Reeker, ndërkaq, takoi të premten edhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Një ditë më herët, Reeker tha se i vjen mirë që ka rinisur dialogu dhe se SHBA-ja do ta mbështesë këtë proces.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ka rinisur më 16 korrik, pasi është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të Serbisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG