Ndërlidhjet

BE do të sanksionojë Rusinë, Kinën dhe Korenë e V. për sulme kibernetike


Bruksel
Bruksel

Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për sanksionimin e Agjencisë së Ineligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), si dhe të disa subjekteve kineze dhe verikoreane, për shkak të tre sulmeve të ndara kibernetike në tre vjetët e fundit.

Disa burime i thanë Radios Evropa e Lirë të mërkurën se ambasadorët kanë vendosur t’i ngrinë asetet e GRU-së, të kompanisë kineze Tianjin Huaying Haitai Science & Technology dhe të kompanisë verikoreane, Chosun Expo.

Ata po ashtu do t’i ngrijnë fondet e mundshme të këtyre tri subjekteve në BE dhe do t’iu ndalojnë vizat gjashtë qytetarëve nga Kina dhe Rusia, për të cilët BE-ja beson se qëndrojnë prapa sulmeve kibernetike: WannaCry, NotPetya dhe Cloud Hopper.

Sanksionet, që pritet të miratohen formalisht para fundit të korrikut, janë të parat që ndërmerr BE-ja nën regjimin e ri të sanksionimit kibernetik.

Ky regjim është miratuar vitin e kaluar dhe i lejon bllokut t’iu ndalojë vizat dhe t’iu ngrijë asetet njerëzve dhe subjekteve të përfshira në sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe kundër vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare.

Tre sulmet, të cilat janë lidhur me Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut nga agjenci të ndryshme të inteligjencës, kanë goditur disa shtete anëtare të BE-së dhe vende të tjera në botë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG