Ndërlidhjet

SHBA-ja i ka kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën në Hjuston


Flamuri i SHBA-së (djathtë) dhe ai i Kinës (majtë).
Flamuri i SHBA-së (djathtë) dhe ai i Kinës (majtë).

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën e saj në Hjuston të SHBA-së.

Pekini tha se e dënon këtë veprim dhe paralajmëroi hakmarrje, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha në një konferencë për media se Kina ishte njoftuar se duhej të mbyllte konsullatën.

Mediat lokale kanë raportuar se, të martën në mbrëmje në oborrin e konsullatës, janë djegur dokumente.

Por, zyrtari kinez tha se konsullata po funksiononte normalisht.

Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës.

Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të çuar më tej interesat e veta.

Pompeo i bëri komentet gjatë një vizite në Londër.

Marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, teknologjinë 5G dhe të drejtat e njeriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG