Ndërlidhjet

SHBA ndëshkon disa kompani kineze për trajtimin e pakicave etnike


Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross.
Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 11 kompani kineze në listën e zezë të subjekteve që abuzojnë me të drejtat e njeriut në provincën perëndimore të Kinës, Ksinjiang.

Pekini është përballur me kritika të ashpra për vendosjen e mbi 1 milion ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera etnike, kryesisht myslimane, në kampe përqendrimi, që nga viti 2017.

Kina thotë se kampet janë qendra të riedukimit dhe trajnimit - të nevojshme për të luftuar separatizmin dhe ekstremizmin islamik.

Departamenti amerikan i Tregtisë tha të hënën se kompanitë e futura në listë të zezë, i kanë detyruar ujgurët dhe të tjerët të bëjnë punë të ndryshme.

Ato përfshijnë kompani të tekstilit dhe teknologjisë, si dhe dy firma për kryerjen e analizave gjenetike, që përdoren për të shtypur grupet e pakicave.

“Pekini promovon në mënyrë aktive praktikën e qortueshme të punës së detyrueshme dhe të skemave abuzive të mbledhjes dhe analizimit të ADN-ve, për të shtypur qytetarët e saj", tha sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross.

Kina nuk ka reaguar ende, por, në të kaluarën, ajo e ka akuzuar SHBA-në për ndërhyrje në punët e brendshme të saj.

SHBA-ja deri më tash ka pasur në listë 37 kompani kineze, për arsye të ngjashme.

Më shumë në këtë temë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG