Ndërlidhjet

British Airways pensionon flotën e avionëve Boeing 747


Ilustrim
Ilustrim

British Airways do t’i heqë nga qarkullimi të gjithë avionët Boeing 747, pasi pandemia e koronavirusit e ka zvogëluar në mënyrë drastike udhëtimin ajror.

Linja ajrore britanike është operatori më i madh në botë i Boeing 747, me 31 të tillë në flotë.

Boeing 747, që ka nofkën "Mbretëresha e Qiejve", ka qenë avioni më i njohur në botë për më shumë se 50 vjet, por ditët e tij kanë qenë të numëruara edhe para shpërthimit të pandemisë në muajin mars.

British Airways ka planifikuar ta nxjerrë këtë aeroplan nga qarkullimi në vitin 2024, por me rënien e numrit të pasagjerëve për shkak të pandemisë dhe me parashikimet se do të kalojnë vite përpara se të rikuperohet udhëtimi ajror, kompania ka vendosur që ta tërheqë atë menjëherë.

“Me trishtim të madh konfirmojmë propozimin për tërheqjen e gjithë flotës 747, me efekt të menjëhershëm”, tha përmes një deklarate British Airways.

Avionët 747 e kanë bërë udhëtimin global ajror më të përballueshëm në vitet 1970, por kanë mbetur prapa avionëve me teknologji të re dhe mirëmbajtja e tyre është bërë e vështirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG