Ndërlidhjet

Kreu i OBSH-së: Shumë vende kanë marrë drejtim të gabuar


Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pandemia e koronavirusit “do të përkeqësohet” nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar përhapjen e sëmundjes që e shkakton ai, COVID-19, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne po shohim rritje të rrezikshme të rasteve në vendet ku masat e dëshmuara për uljen e rrezikut, nuk zbatohen ose nuk ndiqen".

“Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë, shumë vende kanë marrë drejtim të gabuar”, tha Tedros në një konferencë për media në Gjenevë.

Tedros tha se "mesazhet e përziera nga udhëheqësit" po e minojnë besimin e publikut në përpjekjet për ta sjellë pandeminë nën kontroll.

"Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e pasqyrojnë këtë”, tha Tedros, duke mos përmendur asnjë udhëheqës me emër.

"Nëse rregullat bazike nuk ndiqen, ka vetëm një rrugë që do të ndjekë kjo pandemi. Do të përkeqësohet”, shtoi Tedros.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në udhëzimet e saj, vazhdimisht rekomandon mbajtjen e distancës fizike, larjen e duarve dhe veshjen e maskave.

Koronavirusi ka prekur afro 13 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 570,000 kanë vdekur dhe mbi 7.1 milionë janë shëruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG