Ndërlidhjet

Zgjatet misioni i EULEX-it në Kosovë për një vit


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Josep Borrell, janë pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Zgjatja teknike më së voni deri më datën 14 qershor 2021, sipas një komunikate për media të presidencës, thuhet se po bëhet pasi që pandemia ka pamundësuar negociatat për të ardhmen e mandatit të EULEX-it.

“Në letërkëmbimin e tij, presidenti Thaçi ka shprehur gatishmërinë që “në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVA”) gjatë këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, Kosova pajtohet për një zgjatje teknike të EULEX KOSOVA, më së voni deri më datën 14 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

EULEX-i vazhdon punën në Kosovë, jashtë mandatit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, sipas kësaj komunikate, thuhet se pranon këtë pajtueshmëri për zgjatje teknike njëvjeçare të EULEX Kosovo deri më 14 qershor 2021 dhe thekson mbështetjen e BE-së për Kosovën, me theks të veçantë te mbështetja në këto kohë të “sfidave të paprecedencë” të shkaktuara nga pandemia.

Mandati i EULEX-it është negociuar çdo dy vjet dhe gradualisht është zvogëluar mandati dhe janë bartur kompetencat tek organet vendore.

Bazuar në vlerësimet e organizatave joqeveritare në Kosovë, misioni i BE-së nuk i ka përmbushur pritjet, sidomos në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

EULEX Kosova ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Misioni i tashëm i EULEX-it është t’i asistojë autoritetet e Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit.

Misioni vazhdon t’i mbështesë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG