Ndërlidhjet

Kroacia do të fillojë mjekimin e pacientëve me gjakun e të shëruarve nga COVID-19


Foto Ilustrim.
Foto Ilustrim.

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi i ri.

Hulumtimet klinike kanë treguar se personat që janë shëruar nga sëmundja, posedojnë antitrupa që ndihmojnë në shërimin e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19.

Ata që janë shëruar nga koronavirusi, do të mund të dhurojnë plazmën e gjakut në disa qyteteve kroate përfshirë kryeqytetin, Zagreb.

Ende nuk dihet se kur do të fillojë trajtimi.

Në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit në Zagreb, gjithçka është gati për këtë përpjekje, dhe brenda pesë ditësh, të gjithë ata që mbijetuan nga COVID-19, do të jenë në gjendje të dhurojnë plazmen e gjakut, njoftoi Radio Televizioni Kroat (HRT).

Mjeku, Tomislav Vuk, nga ky institut ka thënë se “pas dhurimit të plazmës së gjakut do të bëhet analiza për të përcaktuar nivelet e antitrupave”.

Transfuzioni i antitrupave, nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin.

Kjo metodë nuk është e re për mjekësinë. Ajo ishte përdorur gjatë pandemisë së vitit 1918, por edhe më herët, kundër sëmundjes së difterisë.

A mund të jetë gjaku i të shëruarve ilaç për pacientët me COVID-19?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:53 0:00

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG