Ndërlidhjet

Lajçak diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për dialogun Kosovë-Serbi


Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak.
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, tha se ka pasur “diskutime të thella” me zyrtarë të lartë gjermanë për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pritet të vazhdojë më 12 korrik.

Lajçak është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe zyrtarë tjerë të qeverisë gjermane.

Të premten pritet të mbahet një samit virtual mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thuhet se ka për qëllim lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit do të shënojë rinisjen e dialogut, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por, Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG