Në Kosovë u regjistruan të premten 114 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rastet e reja rezultuan nga 304 mostra të testuara.
Numri më i madh i tyre, 35, është në Komunën e Ferizajt, pastaj vjen Komuna e Prishtinës me 17 raste, Komuna e Mitrovicës 9 raste, Komuna e Pejës 9 raste, Komuna e Vushtrrisë 9 raste, Komuna e Prizrenit 8 raste, Komuna e Gjakovës 7 raste, Komuna e Rahovecit 5 raste, Komuna e Gjilanit 4 raste, Komuna e Vitisë 3 raste, Komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skënderaj.
IKSHPK-ja njoftoi se të premten janë shëruar edhe 117 pacientë, të cilët e çojnë në 1,824 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Në bazë të njoftimit të IKSHP-së, në Kosovë kanë ndodhur edhe tri vdekje që nga e enjtja. Numri i përgjithshëm i viktimave të premten ishte 58, ndërsa të enjten 55.
Rrjedhimisht, brenda një jave në Kosovë kanë humbur jetën 14 persona nga koronavirusi, pasi numri i viktimave të premten e kaluar ishte 44.
Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me koronavirus.
Lexoni edhe këtë: