Ndërlidhjet

Hoti: Rritja e numrit të rasteve mund të kthejë masat e izolimit


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të dielën tha përmes një postimi në Facebook se rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë po rrezikon kapacitetet e Klinikës Infektive. Hoti tha se kjo situatë dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse mund të çojë në kthimin e izolimit total.

“Rastet me COVID-19 po rriten shumë. Me këtë ritëm, shpejt do të bllokohet Klinika Infektive dhe atëherë mjekët tanë do të përballen me vendime të vështira morale se kënd duhet ndihmuar më parë. Ato skena i kemi parë në vendet që e përjetuan shumë rëndë këtë pandemi. Nuk mund të lejojmë të na krijohen situata të tilla. Nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona”, tha ai.

Po ashtu, Hoti tha se mospërmbushja e këtyre masave rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe, rrjedhimisht, është e dënueshme.

Deri të shtunën, në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2,590, ndërsa kanë vdekur 48 pacientë. Raste aktive janë 1,148, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve, tani ka arritur në 1,394.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG