Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës shpall Hezbollahun organizatë terroriste


Pjesëtarë të grupit miltant, Hezbollah, ilustrim.
Pjesëtarë të grupit miltant, Hezbollah, ilustrim.

Qeveria e Kosovës, ka shpallur të martën si organizatë terroriste, grupin militant të Libanit, Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.

Propozimin për marrjen e këtij vendimi e ka bërë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.

“Marrja e një hapi të tillë të rëndësishëm kontribuon edhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si aleate strategjike, Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë, për eliminimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Kosovës dhe partnerëve të saj”, ka thënë ajo.

Ditë më parë, Gjermania ka ndalur aktivitetet e grupit militant të Libanit, Hezbollah në tokën e saj dhe e ka shpallur atë grup terrorist.

Hezbollahu, si tërsi, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG