Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe 82 raste të reja me Covid-19


QKUK.
QKUK.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas testimit të 456 mostrave, të premten ka regjistruar 82 raste të reja pozitive me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Sipas njoftimit, numri më i madh i të infektuarve me koronavirus është regjistruar në Prishinë, përkatësisht 41, pasuar nga Komuna e Gjakovës me 14 raste, ndërkaq në 11 komuna të tjera janë regjistruar më pak se shtatë raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë, duke e çuar në 980 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më sot, janë regjistruar 1,998 raste. Prej tyre, 34 pacientë kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG