Ndërlidhjet

Trusti: Nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 përqindëshit


Ilustrim.
Ilustrim.

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se nuk ka asnjë vendim përfundimtar nga qeveria, për tërheqjen e 10 për qindëshit nga qytetarët.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ky institucion ka bërë të qartë askush nuk ka mundësi të tërheq mjetet, pas pasur një vendim.

“Ju njoftojmë se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheqë mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ky Fond u bëhet thirrje qytetarëve që për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19, të shmangin vizitat në zyrat e Trustit për çështjen e 10 përqindëshit, pasi vështirësohet shërbimi i kontribuuesve.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti ka planifikuar ndryshimet ligjore të Trustit për tërheqjen e 10 përqindëshit të kontributeve pensionale para moshës së pensionit. Hoti, në programin qeverisës në një nga masat e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, ka paraparë ta fusë në ekonomi një përqindje të këtij fondi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG