Ndërlidhjet

Kosovë: Një paciente me koronavirus, në gjendje të rëndë


QKUK.
QKUK.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të hospitalizuar 43 të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Sipas njoftimit zyrtar, një paciente është në gjendje kritike.

“Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdese intensive. Në repartin e mjekimit intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

QKUK-ja njofton se 20 pacientë të tjerë janë në gjendje stabile. Po ashtu bëhet e ditur se Klinika Infektive është në pritje të rezultateve për 13 raste të tjera.

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, deri më tani janë regjistruar 1,486 raste. Prej tyre janë shëruar 953 persona, ndërkaq 33 pacientë kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG