Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut regjistron edhe 9 të vdekur nga koronavirusi


Maqedonia e Veriut edhe të dielën ka regjistruar shifra të larta të të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirusin e rij që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka njoftuar për 9 të vdekur në 24 orët e fundit që paraqet numrin më të lartë të viktimave brenda një dite në këtë shtet me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 188.

Viktimat janë 3 nga Shkupi, 2 nga Tetova, dhe nga një në qytetet e Strugës, Prilepit, Velesit dhe Gostivarit.

Sipas raportit, personat që ndërruan jetë janë të moshës prej 58 deri në 73 vjeç, të shtruar në spitale pas diagnostikimit me COVID-19, por edhe sëmundjeve tjera kronike që kishin rënduar shëndetin e tyre.

Ndërkohë nga testimi i 778 mostrave me koronavirus kanë rezultuar 162 persona, shifër kjo gjithashtu e lartë, në nivelin e infektimeve të javës së fundit.

Sipas raportit të Ministrit të Shëndetësisë, sërish Shkupi është në mesin e qyteteve më të goditura me 92 raste dhe Tetova me 32 si dhe Resnja me 14 të infektuar ndërsa në dhjetë qytete tjera numri i të prekurve me covid-19 është më i ulët se pesë.

Në Klinikën Infektive në Shkup aktualusht në trajtim mjekësor janë afër 100 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Institucionet shëndetësore kanë marrë masa për një rritje të mundshme të personave të infektuar duke vënë në dispozicion edhe një spital alternativ me një kapacitet prej 100 shtretërish.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar 43,040 persona dhe prej tyre 4,057 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus; 188 kanë ndërruar jetë, 1,710 janë shëruar, 2,159 ende janë aktivë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG