Ndërlidhjet

Përshkallëzohet situata në protestat në Liban


Pamje nga protestat në Liban.
Pamje nga protestat në Liban.

Qindra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të Libanit, për të treguar pakënaqësitë e tyre, teksa ky shtet përballet me rënie prej 70 për qind të vlerës së valutës që ka.

Rënia e vlerës së paundit libanez është regjistruar prej tetorit të vitit të kaluar.

Kryeministri i këtij shteti ka kërkuar takim urgjent me kabinetin për të diskutuar krizën ekonomike.

Protestat rreth kushteve të jetesës kanë nisur nga muaji tetor i 2019-ës, ndërsa tani janë rikthyer pas lehtësimit të masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

Në kryeqytetin Bejrut dhe qytete tjera, protestuesit kanë bllokuar rrugët, kanë djegur gomat dhe mbeturinat, derisa në qytetin verior, Tripoli, protestuesit kanë gjuajtur bomba nafte nëpër banka.

Shumë libanezë, që varen nga kursimet, tani janë duke u përballur me varfëri.

Koronavirusi i ri konsiderohet se ka përkeqësuar edhe më shumë situatën ekonomike në këtë shtet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG