Ndërlidhjet

Trump konfirmon angazhimin e forcave amerikane në Kosovë


Ilustrim.
Ilustrim.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe presidentin e përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, se forcat e Shteteve të Bashkuara do ta vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë.

Përmes një letre drejtuar këtyre dy zyrtarëve, Trump ka thënë se:

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në forcat e KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar ripërtrirjen e armiqësve në Kosovë”.

Ai ka përmendur se aktualisht në kuadër të misionit të KFOR-it janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 persona sa janë në total.

Në mars të këtij viti, dy senatorë amerikanë, David Perdue dhe Rand Paul patën thënë se SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë nëse Kosova nuk e shfuqizon tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Kjo masë, e zëvendësuar fillimisht me reciprocitet, është pezulluar krejtësisht nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ky dialog është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksën.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG