Ndërlidhjet

Autoritetet amerikane kërkojnë intervistimin e princit britanik Andrew


Princi britanik, Andrew.
Princi britanik, Andrew.

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke kërkuar të marrë në pyetje Princin Andrew të Britanisë së Madhe, në kuadër të hetimeve për dyshimet rreth bashkëfajësisë në komplot me financierin tashmë të vdekur dhe të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, ka thënë një zyrtar i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, transmeton Reuters.

Hetuesit amerikanë kërkojnë të intervistojnë, Andrewn, djalin e dytë të Mbretëreshës Elizabetë, rreth shoqërisë së tij me Epstenin, i cili ëhtë gjetur i vdekur në burg vitin e kaluar, teksa ka qenë duke pritur akuzat për trafikim të të miturave, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti.

Gazeta britanike, Sun ka raportuar të hënën se Departamenti amerikan i Drejtësisë, u ka dërguar autoriteteve britanike një kërkesë, që lidhet me hetimet penale, me qëllim të mbledhjes së materialeve në shtetet tjera, të cilat nuk mund të sigurohen nga bazat e bashkëpunimit policor.

Një zëdhënëse e këtij Departamenti dhe Pallati Buckingham në Britani nuk kanë pranuar të komentojnë këtë çështje.

Andrew, 60-vjeçar nuk është akuzuar për asnjë keqbërje, është thënë në një deklaratë publike të muajit nëntor, kur ai ka hequr dorë nga detyrat publike, si pasojë e zemërimit të ngritur për lidhjet e tij me Epsteinin.

Atëbotë ai është thënë se ka gatishmëri për të ndihmuar “nëse ndonjë agjenci e duhur e zbatimit të ligjit i kërkon ndihmë në hetime”.

Në muajin mars, Prokurori i Manhatanit, Geoffrey Berman ka thënë se pavarësisht deklaratave publike të princit britanik, ai “ka mbyllur derën për bashkëpunim vullnetar andaj zyra jonë është duke i shqyrtuar mundësitë”.

Avokatët e tij kanë thënë se princi britanik u ka ofruar zyrtarëve amerikanë ndihmë “të paktën në tri raste”.

Nëse pranohet kërkesa amerikane nga autoritetet britanike, atëherë prokurorët e SHBA-së do të mund t’i kërkojnë princit Andrew që vullnetarisht të marrë pjesë në një intervistë, apo mund edhe ta detyrojnë që të ofrojë të dhëna në gjykatë, nën betim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG