Ndërlidhjet

Rifillon mësimi për klasat e nënta në Kosovë


Ilustrim.
Ilustrim.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në Kosovë, ka njoftuar se të hënën ka nisur mësimi plotësues për nxënësit e klasave të nënta, në pothuajse të gjitha komunat.

Ky proces nuk ka nisur në Komunën e Malishevës dhe atë të Junikut pasi është thënë se atje nuk janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se mësimi në këto dy komuna do të fillojë gjatë kësaj jave.

Paraprakisht është thënë se është kryer dezinfektimi i objekteve shkollore si dhe janë siguruar dezinfektues dhe maska në shkolla, sipas udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.

Mësimi plotësues për përgatitje për testin e arritshmërisë do të zgjasë deri më 19 qershor, ndërsa testi do të mbahet më 23 qershor të këtij viti.

Shkollat në Kosovë janë mbyllur në fillim të muajit mars, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirus.

Raka: Mbyllja e sërishme për shkak të koronavirusit është opsion real

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë regjistruar 1,234 raste; prej tyre 31 pacientë kanë vdekur dhe 890 pacientë janë shëruar.

Lehtësimi i masave të izolimit ka nisur të bëhet gradualisht qysh më 4 maj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG