Ndërlidhjet

Rusia dërgon "grupin e dytë" të aeroplanëve luftarakë në Siri


Ilustrim.
Ilustrim.

Rusia ka konfirmuar dërgimin e më shumë aeroplanëve luftarakë të tipit MiG-29 në Siri, vetëm disa ditë pasi ushtria amerikane ka akuzuar Moskën për përdorimin e Sirisë në transferimin e aeroplanëve luftarakë në Libi.

Ambasada ruse në Damaskë ka thënë të Twitter, më 3 qershor, se “grupi i dytë” i aeroplanëve MiG-29, është dorëzuar te ushtria siriane “në kuadër të kornizës për bashkëpunim në mbrojtje”.

Rusia, e cila ka mbështetur përmes fuqisë ajrore, presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe Qeverinë siriane, është akuzuar nga kombet perëndimore, hetuesit e Kombeve të Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut, për krime të mundshme të luftës përgjatë luftës nëntëvjeçare në këtë shtet.

Kjo dërgesë ka ndodhur pas ushtria amerikane ka akuzuar Moskën, në fund të muajit maj, se është duke dërguar fuqi ajrore në Libi, për të mbështetur mercenarët rusë dhe për t’i ndihmuar një komandanti në luftën kundër një qeverie të njohur ndërkombëtarisht.

Komanda e Shteteve të Bashkuara në Afrikë, ka thënë se 14 aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29 dhe Su-24, janë dërguar në Libi përmes Sirisë, ku u është ndërruar ngjyra, për të ndryshuar identitetin.

Grupi Vagner, kontraktor privat ushtarak, që besohet se është i afërt me Kremlinin, ka ndihmuar komandantin të Libisë, Khalifa Haftar, në lindje të shtetit, që të luftojë qeverinë me bazë në Tripoli.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara është vlerësuar se numri i mercenarëve rusë në atë shtet është mes 800 dhe 1,200.

Moska ka mohuar që shteti rus është përgjegjës për angazhimin e Grupit Vagner atje si dhe ka mohuar dërgimin e aeroplanëve.

Libia është shkatërruar nga lufta civile, prej kryengritjes popullore që ka rezultuar me vrasjen e diktatorit Muammar Qaddafi më 2011.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG