Ndërlidhjet

Trembëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë


Prishtinë
Prishtinë

Trembëdhjetë raste të reja me koronavirus u regjistruan të martën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se janë testuar gjithsej 193 mostra, të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 13 kanë dalë pozitive.

Instituti po ashtu bëri të ditur se të martën janë shëruar katër pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruave shkon në 847.

Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me koronavirus.

Prej tyre, 30 kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përsëriti thirrjen për qytetarët që të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG