Ndërlidhjet

Shembje e dheut në Minierën e Artanës, vdesin dy minatorë


Ilustrim.
Ilustrim.

Dy minatorë kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës.

Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, në kuadër të së cilës funksionon edhe miniera e Artanës, për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se dy minatorë kanë vdekur dhe një është i lënduar lehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat po punojnë në nxjerrjen e trupave.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka bërë të ditur identitetin e minatorëve që kanë humbur jetën.

“Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, komuna e Lipjanit”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja, sipas kësaj ministrie, ka ndodhur pas shembjes së pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.

"Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës. Ai ka thënë se ndjehet thellë i pikëlluar me humbjen e e jetës se dy punonjësve në Minierën e Artanës.

Edhe i mandatuari për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ndjehet i tronditur nga ky incident.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se minatorët që humbën jetën, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG