Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
Protestat pas vdekjes së George Floyd

1
Në Mineapolis, policia i detyroi të shtrihen në tokë disa motoristë. Protestat ndaj vdekjes së George Floyd, 46 vjeç, kanë vazhduar për ditë të tëra.

2
Protesta në Mineapolis.

3
Një protestuese bën shenjën e zemrës ndërsa proteston pas shtetrrethimit në Mineapolis.

4
Vizitorët bëjnë homazhe për George Floyd, afër vendit ku ai vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor.