Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Mineapolis pas vdekjes së një personi me ngjyrë


Protestat në Mineapolis.
Protestat në Mineapolis.

Kanë vazhduar për të tretën ditë me rradhë protestat në Meniapolis të SHBA-së, pas vdekjes së një personi me ngjyrë derisa po arrestohej nga policia.

Protestuesit hynë në një stacion të policisë, duke ndezur brenda zjarr dhe injoruan thirrjet e organeve të sigurisë për të shmangur dhunën.

Garda Kombëtare e SHBA-së është vendosur në Mineapolis, pas përleshjeve të dhunshme.

Kryetari i qytetit, Meniapolis, Jacob Frey, ka bërë thirrje për ngritje të padisë penale kundër një zyrtari policor, i cili shihet duke bërë presion me gju në qafën e një personi me ngjyrë, teksa ka tentuar ta arrestojë, pavarësisht pse burri ka përsëritur vazhdimisht se nuk mund të marrë frymë.

George Floyd më vonë ka vdekur në spital, incident që ka nxitur protesta brenda komunitetit dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur derisa janë arrestuar nga zyrtarë policorë të racës së bardhë.

Katër oficerë të policisë, të përfshirë në këtë incident, janë larguar nga puna.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka filluar hetimet për vdekjen e 46-vjeçarit.

Mineapolis mbylli pothuajse të gjithë sistemin e tij hekurudhor dhe transportin rrugor deri më 31 maj, për shkak të shqetësimeve për situatën e sigurisë.

Protestat u organizuan edhe në Denver dhe Kolorado, ku protestuesit thyen xhamat e automjeteve dhe bllokuan trafikun. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG