Ndërlidhjet

BE-ja në buxhetin e ardhshëm rrit fondet për Ballkanin Perëndimor


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së

Komisioni Evropian ka propozuar rritje të mjeteve për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në 12,9 miliardë euro në kuadër të Kornizës Shumëvjeçare Financiare për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027.

Kjo shumë do të ndahet nga një buxhet i përgjithshëm shumëvjeçarë i BE-së prej 1.1 trilion eurosh, sa do të jetë buxheti shtatëvjeçarë, sipas propozimit të Komisionit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyene dhe Komisionari për Buxhet, Johanes Hahn, kanë thënë se BE-ja duhet të kujdeset në mënyrë të veçantë për fqinjësinë e saj, e sidomos për vendet e Ballkanit Perendimor.

Hahn, i cili më parë ka qenë Komisionar për Fqinjësi dhe Zgjerim, ka thënë se ai personalisht ishte bindur, se sa i rëndësishëm për BE-në është zhvillimi i vendeve të Ballkanit Perendimor dhe avancimi i tyre drejt integrimit.

Komisioni Evropian ka propozuar edhe një fond të veçantë për rimëkëmbje nga kriza e pandemisë të titulluar “BE-ja e gjeneratës së ardhshme” në shumë prej 750 miliardë eurosh.

Ky do të jetë një fond afatshkurtër nga i cili 500 miliardë euro do tu ndahej vendeve anëtare të BE-së, në formën e granteve, ndërsa 250 miliardë euro si kredi të favorshme që do të ktheheshin nga viti 2027 deri në vitin 2058.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor BE-ja planifikon që në vjeshtë të dalë edhe me një plan të veçantë të investimeve për zhvillimin e këtyre vendeve.

Bashkimi Evropian edhe kësaj radhe rikujton vendet e Ballkanit Perëndimor se kusht i rëndësishëm për përdorimin e asistencës financiare do të mbetet sundimi i ligjit dhe përshtatja e projekteve me prioritetet evropiane siç janë: ruajtja e mjedisit, zhvillimi digjital si dhe investimet në shkencë dhe teknologji.

Si pasojë e krizës së shkaktuar nga koronavirusi BE-ja do të rris fokusin për sektorin e shëndetësisë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG