Ndërlidhjet

Nënat e sëmura me COVID-19 nuk e transmetuan sëmundjen te foshnjat


Një foshnje në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Fotografi nga arkivi.
Një foshnje në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Fotografi nga arkivi.

Në Kosovë, katër gra shtatzëna, të sëmura me COVID-19 kanë lindur foshnjat e tyre, mirëpo kjo sëmundje që shkaktohet nga koronavirusi i ri, nuk është transmetuar te të porsalindurit, tha për Radion Evropa e Lirë Jakup Ismaili drejtor i Klinikës Gjinekologjike – Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai shton se aktualisht është edhe një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus, e që është nën mbikëqyrjen e stafit të Gjinekologjisë.

“Të gjitha foshnjat që kanë lindur nga nënat e prekura me koronavirus, janë testuar, dhe gjitha kanë rezultuar negative”, tha Ismaili.

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë ndarë 20 shtretër në një repart të posaçëm ku janë trajtuar gratë që dyshoheshin se ishin infektuar me koronavirus, por edhe ato që rezultuan pozitive.

“Kemi bërë repart të veçantë për gratë me COVID-19, me sallë të lindje dhe me sallë operacioni të veçantë. Fillimisht kemi pasur panik, pasi që ishte një virus i ri dhe i panjohur, por që numri i shtatzënave të prekura me koronavirus rezultoi shumë i vogël”, tha Ismaili.

Mburojat që mbrojnë foshnjat nga koronavirusi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Drejtori i Klinikës Neonatologjike në QKUK, Xhevdet Gojnovci, bëri të ditur se foshnjat gjatë gjithë kohës së pandemisë kanë pasur një trajtim të veçantë mbrojtjeje.

Ai tha se prej datës 13 mars, kur edhe është shfaqur rasti i parë me koronavirus në Kosovë, kanë lindur 180 foshnje. Në këtë numër nuk përfshihen të dhënat e muajit maj.

“Fatmirësisht të gjitha foshnjat që kanë lindur brenda QKUK- së, përfshirë edhe ato foshnje që kanë lindur nga nënat e infektuara me koronavirus, kanë rezultuar negative. Megjithëkëtë ne kemi marrë të gjitha masat duke ndarë edhe një njësi të veçantë për foshnjat, me aparaturë të nevojshme, me respiratorë dhe mjete tjera shtesë, kemi trajnuar stafin se si duhet trajtuar foshnjat me COVID-19, por fatmirësisht nuk kemi pasur raste që është dashur të trajtohen”, tha Gojnovci.

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë infektuar me koronavirusin e ri tre mjekë gjinekologë.

Në një prononcim të mëhershëm, mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë nëse gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga koronavirusi, sesa pjesa tjetër e popullsisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG