Ndërlidhjet

Vuhani kryen edhe 1,1 milion teste për koronavirus


Një banore e Vuhanit duke u testuar për koronavirus.
Një banore e Vuhanit duke u testuar për koronavirus.

Qyteti kinez i Vuhanit – ku janë raportuar rastet e para me koronavirus –të shtunën ka kryer 1,146,156 teste për këtë virus, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Kjo shifër e testeve është më e ulët krahasuar me testet që u kryen një ditë më parë, përkatësisht, më 22 maj në këtë qytet u testuan 1,470,950 persona.

Më herët gjatë këtij muaji, Vuhani ka nisur fushatën e testimit. Ky qytet planifikon të testojë të 11 milionë banorët e saj për koronavirus.

Testimet kanë për qëllim për të përcaktuar personat që janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, e të cilët nuk shfaqin simptoma.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Vuhan u raportuan në dhjetorin e vitit 2019. Ky qytet aplikoi masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit dhe në prill njoftoi se do të dalë nga izolimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG