Ndërlidhjet

Mbështetës të pushtetit dhe opozitës protestuan në Beograd


Beograd, 11 maj, 2020.
Beograd, 11 maj, 2020.

Mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe, e cila ka pushtetin në Serbi, u mblodhën të hënën para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, ku ndodhej edhe një grup që mbështet Boshko Obradoviqin - udhëheqës i Lëvizjes opozitare Dveri - i cili qysh të dielën është futur në grevë urie.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, xhandarmëria dhe policia serbe janë vendosur midis dy grupeve kundërshtare, ndërsa trafiku është ndaluar.

Pranë ndërtesës së kuvendit ishin edhe disa deputetë të pushtetit dhe opozitës.

Në mesin e tyre ishin edhe Aleksandar Martinoviq dhe Sandra Bozhiq, deputetë të partisë në pushtet, që po ashtu janë në grevë urie.

Këta të fundit kërkojnë që prokuroria serbe të fillojë procedimet ndaj personave që kanë marrë pjesë në trazira, gjatë një tubimi të organizuar nga Dveri, më 8 maj, përpara Kuvendit të Serbisë.

Obradoviq, në anën tjetër, ka hyrë në grevë me kërkesën që të shtyhen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, të caktuara për 21 qershor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga dy deputetët e partisë së tij që të ndërpresin grevën.

"Sa u përket deputetëve të opozitës, unë i kam thirrur për bisedime, ata kanë thënë se nuk mund të flasin me mua. Unë gjithashtu i kam ftuar në takim, por ata nuk kanë dashur. Bisedime me shantazh, ose kërcënime, unë nuk mund dhe nuk dua të bëj”, tha Vuçiq.

Partitë opozitare në Serbi, që për kohë të gjatë e kanë bojkotuar punën e kuvendit, nën pretendimet se Vuçiq ka rritur sjelljen autoritare, kanë paralajmëruar se do t’i bojkotojnë edhe zgjedhjet e 21 qershorit.

Protestat e së hënës përfunduan pa ndonjë incident të raportuar.

Beograd, 11 maj, 2020.
Beograd, 11 maj, 2020.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG