Ndërlidhjet

Putin lehtëson masat e izolimit, derisa rastet me koronavirus shtohen


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nga dita e martë, izolimi mbarëkombëtar nga koronavirusi do të lehtësohet dhe bizneset do t’i rikthehen punës.

Ai tha se "periudha e mospunës", e imponuar për frenimin e përhapjes së koronavirusit, ka zgjatur gjashtë javë.

Sipas tij, lehtësimi i kufizimeve do të ndikojë në të gjithë sektorët e ekonomisë.

“Nisur nga nesër, më 12 maj, peridha kombëtare e ditëve të mospunës do të marrë fund për të gjithë sektorët e ekonomisë”, tha Putin.

Megjithatë, shtoi ai, disa rajone mund të mbajnë rregulla më të ashpra, nëse është e nevojshme.

Ngjarjet e mëdha publike do të mbeten të ndaluara dhe njerëzit ende duhet t’i ndjekin udhëzimet shëndetësre, por është në interes të të gjithëve që ekonomia "të kthehet shpejt në normalitet", shtoi Putin.

Rusia ka tani numrin e tretë më të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Autoritetet atje kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11,656 raste të reja, të cilat e kanë rritur në 221,344 numrin e përgjithshëm të tyre.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Rusi aktualisht është 2,009.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG