Ndërlidhjet

Vala e dytë e koronavirusit “mund të jetë më e rëndë”


Nju Jork, SHBA
Nju Jork, SHBA

Vala e dytë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të jetë edhe më shkatërruese, sepse ka të ngjarë të përkojë me fillimin e sezonit të gripit, thanë zyrtarët shëndetësorë amerikanë.

Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë muajt e ardhshëm për t’u përgatitur dhe për t’u vaksinuar kundër gripit.

"Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi vendin tonë, dimrin e ardhshëm, të jetë edhe më i rëndë se ai që sapo kaluam", tha Redfield në një intervistë për gazetën Washington Post.

“Do ta kemi në të njëjtën kohë edhe epideminë e gripit, edhe epideminë e koronavirusit", tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 800,000, përkatësisht mbi 45,000.

Miliarda njerëz në mbarë botën janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi gjatë muajve të fundit, pasi qeveritë po përpiqen ta frenojnë përhapjen e virusit ngjitës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG