Ndërlidhjet

Edhe tre viktima dhe 18 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Shkupi gjatë pandemisë
Shkupi gjatë pandemisë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe për tre viktima nga koronavirusi.

Viktimat janë nga qytetet e Kumanovës, Prilepit dhe Strugës.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 54. Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë bërë 263 teste dhe 18 prej tyre kanë rezultuar me koronavirus me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1,225.

Numri i personave të shëruar ka arritur në 200. Gjithsej në Maqedoninë e Veriut janë testuar 12,133 persona.

Në kuadër të masave për mbrojtje nga infektimi, Qeveria ka vendosur që nga 21 prilli, të ndalohet transportimi i organizuar i udhëtarëve në Komunat e Tetovës dhe Prilepit

“Nga kjo ndalesë përjashtohen transporti që kryhet nga operatorët ekonomikë për punonjësit e tyre, respektivisht transporti i punonjësve deri në vendin e punës, si dhe transportimi i organizuar i punonjësve në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe shërbimi i zjarrfikësve“, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në Kumanovë nga dita e mërkurë qytetarët nuk do të mund të lëvizin pa paska jashtë banesave të tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ndalimin e 121 personave që nuk kanë respektuar orën policore, 92 prej të cilëve janë shoqëruar në stacionet policore.

Kryeministri Oliver Spasovski, ka paralajmëruar se pas festave të një majit do të miratohet masat lehtësuese për kthimin e normalitetit.

“Po përgatisim një plan serioz që pas festave të një majit të fillojë procesi i kthimit të gjendjes normale. Kjo nuk do të jetë shpejt, as përnjëherë”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG