Në rrugët e Shkupit dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut, vërehen vetëm ekipet policore që kontrollojnë lëvizjet e qytetarëve me leje të posaçme dhe punonjësit e higjienës komunale. Qeveria ka vendosur masa të veçanta për tri qytete, Tetovën Kumanovën dhe Prilepin si rezultat i shtimit të numrit të rasteve në këto qytete, dhe është kërkuar që të ndërpritet transporti publik dhe privat, si dhe të ndalohen të gjitha hyrjet dhe daljet në Tetovë nga komunat e Pollogut dhe të Shkupit.