Ndërlidhjet

KP i LDK-së pajtohet për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe pakicat


Nga një takim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Nga një takim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbështetur kërkesën e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa për formimin e Qeverisë së re me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën për Kosovën e Re dhe partitë që përfaqësojnë pakicat.

Kjo është bërë e ditur përmes një shkrimi të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të bërë në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook.

“Në bazë të kësaj, si kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar takime të ndara me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.

Presidenti Thaçi, i është drejtuar me anë të dy letrave kryeministrit në detyrë të Qeverisë njëherë kryetarit të VV-së, Albin Kurti duke i kërkuar emrin për mandatarin e ri por nuk ka marr ende përgjigje lidhur me mandatarin.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke vazhduar punën e qeverisë në detyrë duke i dhënë përparësi angazhimit dhe menaxhimit të gjendjes së pandemisë së koronavirusit.

Përderisa formimin e qeverisë së re, ai e sheh të mundshme vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme që do të mbaheshin pas pandemisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG