Ndërlidhjet

Ligjvënësit evropianë akuzojnë Rusinë për keqpërdorim të pandemisë për përfitime politike


Një aeorplan ushtarak rus me pajisje mjekësore ku shkruan "Me dashuri nga Rusia"
Një aeorplan ushtarak rus me pajisje mjekësore ku shkruan "Me dashuri nga Rusia"

Një grup ligjvënësish të Bashkimit Evropian po akuzojnë Moskën se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit në përpjekje për të hequr sanksionet e vendosura mbi veprimet e Rusisë në Ukrainë, thuhet në një letër të parë nga shërbimi qendror i RFE-së.

Në letrën e dërguar më 3 prill, thuhet se ndihma ruse ndaj vendeve evropiane për të luftuar krizën shëndetësore është pjesë e “një fushate” për të shtyrë BE-në të tërheqë sanksionet ndaj Rusisë.

Letra u nënshkrua nga 19 anëtarë të BE-së dhe iu adresua presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefit të Politikës së Jashtme, Josep Borell.

Ligjvënësit thonë se janë duke shqyrtuar çdo mundësi për të mos lejuar tërheqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

"Autoritetet ruse me anë të një fushate duke dërguar ndihma humanitare në Itali si dhe duke keqinterpretuar deklaratat e zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, janë duke tentuar të ndryshojnë qëndrimin e BE-së dhe vendeve anëtare lidhur me sanksionet”, thuhet në letër.

Sipas burimeve, kjo letër i referohet kërkesës së presidentit rus Vladimir Putin lidhur me ngrirjen e sanksioneve ekonomike që tu mundësohet shteteve luftimi i COVID-19.

Por, ligjvënësit kanë insistuar se nuk është fare e lehtë t’i besohet Rusisë, duke u ndërlidhur me fshehjen e statistikave për shpërndarjen e koronavirusit në vend dhe veprimet agresive ndaj shteteve fqinje.

Rusia ka raportuar për rreth 3 mijë raste të të infektuarve me koronavirus.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG