Ndërlidhjet

Thaçi i kërkon VV-së emrin e mandatarit për formimin e qeverisë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një takimi të mëhershëm.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një takimi të mëhershëm.

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, pas konsultimeve që ka pasur më liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të enjten i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje, që të propozojë një kandidat për formimin e Qeverisë.

Në një letër që i ka dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njëherësh është edhe kryeministër në detyrë i Kosovës, Thaçi kërkon që ky subjekt politik të propozojë kandidatin e ri për formimin e Qeverisë.

“Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën, të cilën e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga zyra e presidentit.

Në letër thuhet se Thaçi “është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014 në Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme të mbajtura më 6 tetor 2019, ku Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti më i votuar”.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit, më 25 mars, nga ana e shumicës së deputetëve të Kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.

Mocioni i mosbesimit ndaj të Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Artikulli i plotë: Ftesë Vetëvendosjes për të formuar qeverinë​

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG