Ndërlidhjet

Fjalori i termeve të përdorura në krizën me COVID-19


Ilustrim.
Ilustrim.

Covid-19

Ky është emri i sëmundjes pandemike të koronavirusit që përhapet në të gjithë botën. Ajo është shkaktuar nga një lloj i ri i koronavirusit me origjinë nga Vuhani i Kinës.

Si duket COVID-19?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00

Koronavirusi

Një familje e viruseve, përfshirë Sindromën e Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV) dhe Sindromën e Frymëmarrjes së Rëndë Akute (SARS-CoV).

SARS-CoV-2

Ky është emri shkencor i virusit që e shkakton sëmundjen Covid-19. Ai vlen për sindromën e frymëmarrjes së rëndë akute, koronavirus 2.

Si shpërndahet COVID-19 dhe si ta mbroni veten kundër tij?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Distancimi fizik (distancimi social)

Masat për kufizimin e ndërveprimeve person-person jashtë shtëpisë, për të parandaluar infeksionin, madje edhe për njerëzit që nuk shfaqin simptoma. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që njerëzit të qëndrojnë së paku dy metra larg njëri-tjetrit. OBSH-ja ka nisur të përdorë termin “distancim fizik”, i cili është më i saktë dhe nuk nënkupton që shoqëritë duhet të ndahen. Radio Evropa e Lirë, tash e tutje, do ta përdorë këtë term.

Vetizolimi

Një formë më e rëndë e distancimit fizik dhe zakonisht vlen për njerëzit që vetizolohen, pasi i përkasin një grupi me rrezik të lartë, i cili është i cenueshëm ndaj infeksionit. Mund të përdoret edhe për njerëzit që izolohen nga pjesa tjetër e popullsisë, sepse mund të kenë qenë në kontakt me njerëz që kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus. Ata duhet të presin 14 ditë për të qenë të sigurt se nuk janë infektuar.

Izolimi

Ky është një term që përdoret shpesh për urdhrin e detyrueshëm të autoriteteve për banorët e një qyteti, rajoni ose juridiksioni tjetër, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për të shmangur përhapjen e infeksionit. Në Shtetet e Bashkuara ky urdhër quhet edhe “strehojuni në shtëpi” ose “qëndroni në shtëpi”.

Karantina

Gjendja më serioze e izolimit e shpallur nga autoritetet - zakonisht me rregulla të rrepta për ndarjen e pacientëve të infektuar nga pjesa tjetër e popullsisë. Mund t’i referohet edhe ndarjes së njerëzve me rrezik të lartë nga marrja e sëmundjes.

Qindra kosovarë në karantinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

PPE

Pajisjet mbrojtëse të personave përdoren për infermierë dhe mjekë, për të parandaluar infektimin e tyre. Ato përfshijnë maska kirurgjikale, si dhe respiratorë të njohur si maska FFP3, maska me xham, mburoja të fytyrës, doreza dhe përparëse.

Maskat FFP3.
Maskat FFP3.

Respiratori

Respiratori është një pajisje personale mbrojtëse që vihet në fytyrë ose kokë dhe mbulon të paktën hundën dhe gojën. Respiratori përdoret në mjediset e kujdesit shëndetësor për të zvogëluar rrezikun e përdoruesit për thithjen e mikrobeve infektive. Në mjediset e tjera, ata mund të përdoren gjithashtu për mbrojtje kundër grimcave të rrezikshme të ajrit ose gazrave.

Ventilatori

Një makinë që përdoret në spitale për t’i dhënë ajër në mushkëri - shpesh të përzier me oksigjen shtesë - një pacienti që nuk mund të marrë frymë pa ndihmë, për shkak të infeksionit viral që ia ka prekur mushkëritë. Makina u jep ajër përmes maskës pacientëve me infeksion më të butë. Ajo u jep ajër përmes një tubi të futur në rrugët e frymëmarrjes pacientëve me infeksion të rëndë.

A është afër ilaçi për koronavirus?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Testi me tampon

Test, i cili përdor një mostër të pështymës, të marrë nga një tampon nga hunda ose fyti i një pacienti, për të përcaktuar nëse ai është i infektuar me virus (ose del “pozitiv” në test). Për shkak se analiza e mostrave kërkon pajisje dhe teknikë të specializuar, koha më e shpejtë e rezultatit është disa orë ose, në rast të kufizimeve laboratorike, disa ditë.

Seul, mars, 2020.
Seul, mars, 2020.

Përpjekje janë duke u zhvilluar në shumë vende dhe nga shumë kompani, për të zhvilluar teste të shpejta të besueshme për koronavirusin e ri, e madje edhe teste në shtëpi. Shumë teste të shpejta të dërguara nga Kina në vendet evropiane, përfshirë Spanjën dhe Republikën Çeke, kanë dalë të jenë pjesërisht të sakta në detektimin e rasteve pozitive.

(Burimet: Fjalori Merriam-Webster, The Independent, BBC, CDC).
Përgatiti: Valona Tela

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG