Ndërlidhjet

Thaçi fton Kurtin për takim konsultativ


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë nje takimi të mëhershëm.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë nje takimi të mëhershëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim konsultativ, në zyrën e presidentit, më 1 prill.

Në ftesën e presidentit Thaçi thuhet që pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, ai do të ndërmerrë hapat e përcaktuar me Kushtetutë.

“Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.

Presidenti Thaçi, më herët ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të nisë takimet me liderët e partive politike, për të shqyrtuar hapat e mëtejmë pas mocionit të mosbesimit për qeverinë.

Letra e presidentit Thaçi drejtuar Kurtit
Letra e presidentit Thaçi drejtuar Kurtit

Më 25 mars, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u iniciua nga partnerja e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG