Ndërlidhjet

Në selinë e NATO-s u ngrit flamuri i Maqedonisë së Veriut


Flamuri i Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s
Flamuri i Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s

Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit të hënën pasdite para ndërtesës së NATO-s në Bruksel, duke shënuar pranimin e saj zyrtar në aleancë si anëtari i 30-të i saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili mori pjesë në ngritjen e flamurit me një grup të vogël zyrtarësh, vlerësoi se ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut pas disa vitesh të angazhimit për reforma.

"Ne u mblodhëm sot për të mirëpritur Maqedoninë e Veriut në familjen e NATO-s duke ngritur një flamur para selisë sonë. Tridhjetë e gjashtë flamuj tani po valojnë së bashku, si një simbol i unitetit dhe solidaritetit tonë", tha ai.

Stoltenberg theksoi se pranimi në NATO është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, pasi është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Për shkak të pandemisë, ceremonia u monitorua përmes një lidhjeje video nga nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe ministrat tjerë të qeverisë.

Spasovski tha se anëtarësimi në NATO ishte suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë së vendit deri më sot, dhe shtoi se ngritja e flamurit ishte "një simbol i një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar" për Maqedoninë e Veriut.

"Udhëtimi ka qenë i gjatë, dhe shpërblimi që erdhi sot kur shohim flamurin tonë përpara selisë së NATO-s në Bruksel, është i merituar", tha Spasovski.
Maqedonia Veriore u bë një anëtare e plotë e NATO-s të premten më 27 mars.

Procesi i anëtarësimit në NATO filloi në gjysmën e dytë të vitit 2018, pasi vendi ftua të bëhej anëtar në Samitin e Aleancës në Bruksel më 12 korrik të atij viti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG