Ndërlidhjet

Shqipëri: Dyzet persona shërohen nga koronavirusi


Shqipëri.
Shqipëri.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur se numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 ka arritur në 40.

“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë persona”, ka thënë Rakacolli.

Sipas saj, aktualisht në Qendrën Infektive në Tiranë janë të shtruar 76 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 212 raste. Vetëm gjatë 24 orëve janë konfirmuar 15 raste me koronavirus.

Ndërkaq, 10 persona deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG