Ndërlidhjet

Kosova inicion procedurat e furnizimit me 10,000 teste për COVID-19


Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në Kosovë kanë arritur 7,000 teste të reja për koronavirusin e ri, ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia njoftoi se është iniciuar kërkesa për furnizim edhe me 10,000 teste të tjera.

Ai po ashtu tha se në Kosovë kanë arritur edhe donacione me materiale mbrojtëse mjekësore kundër sëmundjes COVID-19.

“Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19. Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna”, tha Vitia.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë infektuar 88 persona me koronavirus. Deri më tani një person ka vdekur dhe një është shëruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG